Flash News

Ditari i Opozitës

"Veliaj në rënie, Rama i vë vulën", Pollo: Dilema e opozitës, koherencë apo bojkot?

"Veliaj në rënie, Rama i vë vulën",  Pollo: Dilema

Sot Këshilli Bashkiak i Tiranës voton kërkesën e kryeministrit Edi Rama për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut.

Sipas ish-ministri demokrat Genc Pollo, opozita duhet të tregohet e kujdesshme në qëndrimin që do të mbajë.

Pollo kujton se në maj 2025, këshilltarët opozitarë paraqitën një kërkesë të ngjashme për shkarkimin e Veliajt, pas plotësimit të tremujorit të mungesës së tij siç e parashikon ligji. Megjithatë, mazhoranca socialiste e refuzoi në atë kohë futjen e kërkesës në rend dite, duke bllokuar procesin.

Sipas tij, opozita mund të zgjedhë mes dy opsioneve:

të votojë kërkesën e Ramës për të treguar koherencë, edhe pse mazhoranca i ka vetë votat e mjaftueshme,

ose të denoncojë shkeljet dhe abuzimet e Veliajt gjatë debatit, por në momentin e votimit të abstenojë ose të largohet nga salla.

Postimi i plotë

Sot Këshilli Bashkiak voton kërkesën e Ramës për shkarkimin e Veliajt.

Një kërkesë idem e paraqitën këshilltarët e opozitës në maj 2025 kur u përmbush tremujori i mungesës së kryebashkiakut siç e parashikon ligji. Mazhoranca e injoroi kërkesën e majit duke penguar futjen në rend-dite të mbledhjes së Këshillit.

Tashti që në PS u poqën kushtet për shkarkimin e Veliajt pyetja është cfarë lipset të bëjnë këshilltarët opozitarë.

Të votojnë kërkesën e Ramës duke treguar koherencë edhe kur mazhoranca i ka votat e majftueshme? Duke harruar refuzimin jo-demokratik të kërkesës së majit? Si dhe duke hartuar bunkerizimin antidemokratik të Këshillit nga Veliaj e PS sidomos këtë vit?

Apo të debatojnë siç kanë bërë tërë kohën kundra krimeve dhe abuzimeve të Veliajt (që pjesërisht u aprovuan nga këshilltarët PS) e në momentin e votimit të abstenojnë ose të largohen nga salla?

Në kushte normale mund të votonin për shkarkimin.

Në kushtet anti demokratike të bashkisë Tiranë (e më gjerë) do të këshilloja opsionin e dytë.

Të fundit