Flash News

Ditari i Opozitës

Veliaj shkarkohet nesër? Këlliçi: Fatin e tij politik e ka vendosur Rama

Veliaj shkarkohet nesër? Këlliçi: Fatin e tij politik e ka

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi shprehet i bindur se fatin politik të Erion Veliajt e ka përcaktuar vetë kryeministri Edi Rama.

I ftuar në A2 CNN, ai tha se Veliaj do të shkarkohet nga posti i kryebashkiakut të Tiranës që nesër, pasi sipas tij të gjitha provat e paraqitura nga avokatët, bëhen me qëllim që të përmenden më pas në Strasburg.

Këlliçi shtoi se të gjitha tentativat e tij për pafajësi do të dështojnë.

“Reagimi i avokatëve të Veliajt ishte qesharak. Nivel mediokër siç është edhe vetë kryebashkiaku i Tiranës. Kur flasim për një kryetarë të zgjedhur me votë në mënyrë demokratike, ndërkohë që shtabin e tij elektoral e ka gjysmë në burg dhe gjysmën të proceduar. Domethënë është në vijim të tentativës së tyre të qartë për të mos përmedur personin dhe arsyet reale se përse po ndodhin këto gjëra.

E kanë fare të qartë, lodhen kot me këto letra. Erion Veliajt ja ka përcaktuar fatin e tij final politik vetë kreu i organizatës që është Edi Rama. Këto i kanë procedura për t’i paraqitur më pas në Strasburg, por do ta kenë të kotë, pasi me malin e akuzave që mban mbi shpinë Veliaj, edhe avoketërit më të mirë në botë nuk e mbrojnë dot.

Këto janë çështje që i përkasin organizatës kriminale që drejtohet nga Edi Rama. Unë jam i qartë më këtë histori dhe për fundin e tij politik. Karakatina e futur me dhunë në bashkinë Tiranë, sot është banor i burgut të Durrësit”, tha mes të tjerash Këlliçi.

Të fundit