Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimet e Kolegjit Zgjedhor, reagon Berisha: Rama urdhëroi mercenarët të emërojnë kryetarin e koalicionit

Vendimet e Kolegjit Zgjedhor, reagon Berisha: Rama urdhëroi mercenarët

Kreu i PD, Sali Berisha Ish reagoi sot për dy vendimet e mbrëmshme të Kolegjit Zgjedhor, lidhur me logot e partive të Koalicionit “Bashkë fitojmë” dhe kreun e koalicionit në fletën e votimit, ku vendosi se do të jetë Ilir Meta.

Nga Këlcyra, Berisha tha se vendimi u ndikua nga kryeministri Rama, ku sipas tij urdhëroi mercenarët të shkelin ligjin dhe të emërojnë kryetarin e koalicionit.

“E ka kapur tmerri nga opozita dhe urdhëron mercenarët e tij të shkelin ligje dhe Kushtetutë, t’i emërojë koalicionit, kryetarin e koalicionit, të cilin ligji ia njeh në mënyrë eksplicite anëtarëve të koalicionit.

Mua më bën nder se tregon tmerrin që ka nga Sali Berisha, por problemi është shikoni se çfarë qëndrimi ka ndaj opozitës.

Ai e di se opozita është shtyllë e demokracisë, por pavarësisht nga kjo, do të kontrollojë edhe opozitën.

I duhet të vjedhë, të vjedhë sa më shumë.

Nuk lejon ngritje komisionesh. Kërkuam ngritje komisioni për çarterin e tij taksi, ky si Sulltani Erdogan, thotë se e kam dhuratë. Por shpenzimet e udhëtimit i heqin qytetarët e Shqipërisë. Dhe ka shpenzuar 22 milionë euro me dhomë gjumi ky se lodhet shumë, njeriu që në dy të tretat e mbledhjeve nuk shkel në qeveri.

Pse e do vendin pa opozitë ky? Se blen vazon e drurit 4 milionë euro. E do sepse firmos 420 milionë euro për djegësa. Do të kontrollojë çdo pushtet”, tha Rama nga Këlcyra.

 

Të fundit