Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimi i KAS-it për fletën dhe logon, PD: Po tentohet manipulimi, Rama kërkon të fshehë emrat e kandidatëve

Vendimi i KAS-it për fletën dhe logon, PD: Po tentohet manipulimi,
Ivi Kaso

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso ka reaguar për ngjashmërinë e logos së Partisë Demokratike me atë të Bindjes Demokratike. Ai tha se çështja e logos po tentohet të manipulohet. Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi të pranojë logon e ristiluar të BD.

"Është shume e qarte qe ai po përpiqet te manipuloje me çështjen e logos. Ligji është i qarte per çështjen e logos. Vendimi i sotëm është ne shkelje te ligjit. Ata po përpiqen te ngatërrojnë qytetaret shqiptare me këto lojëra te pista. Shiheni logon- dhe do ta kuptoni qarte se çfarë po përpiqen te bëjnë. Ne do ta apelojmë vendimin e sotëm", tha Kaso në një deklaratë për mediat.

Ky i fundit foli edhe për vendimin e KAS-it, i cili pranoi kërkesën e PS-së dhe vendosi që fleta e votimit të jetë me numra dhe jo me emra. Sipas Kasos, kryeministri Edi Rama është "i turpëruar" nga emrat që ka në listë dhe po përpiqet që t'i fshehë.

"Çështja e dyte i përket vendosjes se emrave ne fletën e votimit. Rama është i turpëruar nga lista e kandidateve të tij, ndaj po përpiqet t'i fshehë ata. Ai nuk do qe njerëzit te shohin se për ke po votojne. I bëj thirrje deputeteve te PS të kenë kujdes sepse kryetari i tyre po përpiqet ti fshehe nga publiku sepse i turpëruar nga ta", shtoi Kaso.

Ky i fundit i bëri thirrje Kolegjit Zgjedhor që të hedhë poshtë vendimet e KAS-it për këto dy çështje, duke i cilësuar "mashtrime të ndyra tё Ramës".

Të fundit