Flash News

Ditari i Opozitës

Vendimi i KAS, KQZ regjistron PD-në me kryetar të komanduar Alibeajn në zgjedhjet e 14 majit

Vendimi i KAS, KQZ regjistron PD-në me kryetar të komanduar Alibeajn

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar Partinë Demokratike e përfaqësuar nga Enekelejd Alibeaj në zgjedhjet e 14 Majit.  

Regjistrimi i Alibeajt erdhi pas vendimit të KAS pak ditë më parë.

Ky vendim i KAS ngelet thjesht dhe vetëm teknikisht për tu zbatuar nga komisioneri Shtetëror. Është akti i një organi të parashikuar nga ligji për të vendosur për çështje të tilla.

Për sa kohë ky organ ka vendosur regjistrimin si subjekt zgjedhor të PD-së, ngelet vetëm zbatimi i këtij vendimi. Vendos regjistrimin e PD-së me nënkryetar Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kryetarit të komanduar të PD-së për zgjedhjet e 14 majit.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në KAS brenda tre ditëve dhe ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, tha Celibashi.

Dy ditë më parë, Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve vendosi regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 Majit me Enkelejd Alibeajn si kryetar të komanduar.

Por vendimi i KAS-it u cilësua absurd nga përfaqësuesi ligjor i Sali Berishës, i cili paralajmëroi ankimimin e tij në Kolegjin Zgjedhor.

 

 

 

 

 

 

Të fundit