Flash News

Ditari i Opozitës

'Kushtetuesja' i dha të drejtë Veliajt? Berisha: Një “dhuratë” që Rama ia bëri padashje Veliajt

'Kushtetuesja' i dha të drejtë Veliajt? Berisha: Një

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që, sipas burimeve mediatike ka lënë në detyrë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Në një deklaratë për mediat, Berisha e cilësoi këtë vendim si një zbatim të ligjit nga gjyqtarët, por edhe si një “dhuratë” që kryeministri Edi Rama i bëri padashje kundërshtarit të tij politik.

"E komentoj si një vendim të gjyqtarëve që në këtë rast zbatuan ligjin. Por gjithashtu e shoh si një dhuratë që Edi Rama, që nuk njeh asnjë ligj e moral, ia bëri padashje kundërshtarit të tij.
Ai e trajtoi në burg në mënyrë që shkeli Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutën dhe çdo standard të një shteti ndaj të burgosurve. Me këtë veprim, ai i dha Erion Velisë avantazhin e sotëm de facto. Nuk ka moral, sepse Haram Begaj dhe Edi Rama janë të palosur, të dy janë të rrëzuar me këtë vendim", tha Berisha. 
 

Të fundit