Flash News

Ditari i Opozitës

Denimi i Këshillit të Mandateve për Berishën, Bylykbashi: Po goditet kreu i opozitës

Denimi i Këshillit të Mandateve për Berishën, Bylykbashi:

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ftuar në Edicionin e Mbrëmjes në SYRI TV, komentoi vendimin e Këshillit të Mandateve në kuvend, për të arrestuar kreun e opozitës, Sali Berisha.

Duke folur për moderatoren Armela Ferko, Bylykbashi u shpreh se ‘nëse do të goditej me këtë masë kryeministri, bie qeveria, nëse ti godet kreun e opozitës qëllimi është rrëzimi i opozitës’.

 ‘Nëse goditet opozita, qartazi qëllimi është për ta rrëzuar opozitën.

Kur një ish-kryeministër, lider i opozitës, në 3 vite nuk merret një ditë nën hetim dhe më pas goditet në këtë formë, edhe në arrest, pa qenë i akuzuar, sepse është person nën hetim, është goditje për të rrëzuar opozitën.

Nëse do të goditej me këtë masë kryeministri, bie qeveria, nëse ti godet kreun e opozitës qëllimi është rrëzimi i opozitës.

Në momentin që parlamenti në seancë parlamentare, voton për të legalizuar këtë antikushtetueshmëri, zëvendësimin e masës, arrestimin e Sali Berishës, por Gjykata Kushtetuese nga ana tjetër merr vendim për të pezulluar masën e vjetër, që zëvendëson arresti, që e vendos parlamenti me arrest, këtu praktikisht nuk është vetëm një kolaps, por parlamenti është pjesë e marrjes së pushtetit që i bërë më herët në mënyrë antikushtetuese’, tha Bylykbashi.

Të fundit