Flash News

Ditari i Opozitës

VIDEO/ 3 qëndrime të Veliajt për inceneratorin e Tiranës

VIDEO/ 3 qëndrime të Veliajt për inceneratorin e Tiranës

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka publikuar një video, ku dallohen tre qëndrime të ndryshme të kryebashkiakut, Erion Veliaj, në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

Postimi i plotë:

Cilën nga këto fytyra keni takuar gjatë fushatës? Këtu janë 3 fytyra dhe qëndrime të ndryshme për inceneratorin e Tiranës. Secila kundërshton tjetrën. Pa pikë turpi si çdo mashtrues që të gënjen sy për sy pa iu dridhur qerpiku. Herën e parë e bëra unë thotë. Herën e dytë e bëri paraardhësi. Herën e tretë e bëri qeveria. E vërteta në fakt është një. Inicues dhe kërkues i inceneratorit të Tiranës është vetë Erion Veliaj.

Unë vetë gjatë fushatës kam dëgjuar njerëz që bindnin të tjerët se "lali" është i fortë dhe se ka shumë para. Tani le të numërojnë shkurret, pemët dhe inceneratorët imagjinarë.

Keqardhje për Tiranën dhe bashkëqytetarët e mi! Nga mashtruesi s'ka parë kush hajër.

Të fundit