Flash News

Ditari i Opozitës

VIDEO/ Basha ironizon Ramën: S'jam piktor, por e di çfarë i duhet Shqipërisë

VIDEO/ Basha ironizon Ramën: S'jam piktor, por e di çfarë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka publikuar në rrjetet sociale spotin e radhës në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. 

Në videon e radhës, Basha tregon tre gjerat që i duhen Shqipërisë. Ai thotë se nuk është piktor, por duke marrë lapsin shkruan mbi tabelë se Shqipërisë i duhet punësim, integrim në BE dhe ndryshim. Me profesionin e piktorit ai ka ironizuar kryeministrin aktual Edi Ramën.

"Nuk jam piktor, por unë e di se çfarë i duhet Shqipërisë për të ecur përpara. Voto 9!" shkruan Basha krahas videos së publikuar.

Të fundit