Flash News

Ditari i Opozitës

VIDEO/ Ja si Veliaj përgënjeshtron veten për inceneratorët inekzistentë të Tiranës dhe Elbasanit!

VIDEO/ Ja si Veliaj përgënjeshtron veten për inceneratorët

Kryetari për Këshillin Bashkiak i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti në një deklaratë për mediat nga selia blu, është shprehur se dy ditë më parë, Veliaj deklaroi në një emision se nuk ishte ai që kishte kërkuar ndërtimin e inceneratorit të Tiranë, por se bashkia Tiranë ishte vetëm një kliente e qeverisë.

Teksa ka publikuar një video, Alimehemet shprehet se këtë deklaratë Veliaj e përgënjeshtron veten gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të muajit shtator 2017.

Fjala e plotë

Dy ditë më parë, Erion Veliaj deklaroi në një emision se nuk ishte ai që kishte kërkuar ndërtimin e inceneratorit të Tiranë, por se bashkia Tiranë ishte vetëm një kliente e qeverisë. Le ta dëgjojmë se çfarë thotë zoti Veliaj i vitit 2023.

Tani, le të dëgjojmë se si e përgënjeshtron veten Veliaj, pikërisht gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të muajit shtator 2017.

Pra në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në shtator të 2017 Veliaj e thotë me krenari se është Ai që i ka kërkuar qeverisë inceneratorin e Tiranës, frymëzuar nga suksesi i inceneratorit të Elbasanit, madje e ka kërkuar për të gjithë Qarkun.

Po kështu, vetë Veliaj thotë se nuk do të ketë kosto shtesë për bashkinë e Tiranës, se ai tashmë ka shprehur angazhimin për bashkinë e Tiranës, dhe se angazhimi konkret i kostove do t’i paraqitet Këshillit Bashkiak sapo të jetë gati.

Tani le ta vendosë vetë Veliaj se cilit Erion duhet tí besojmë, atij të 2017 apo 2023?

Për këtë dhe për kërkesat me shkrim që i kemi pëtcjellë, të cilave z.Veliaj refuzon t’u përgjigjet që nga shtatori, e ftojmë të na përgjigjet në mbledhjen e datës 21, të thirrur me urgjencë nga 22 këshilltarët bashkiakë për inceneratorin e Tiranës.

E sigurojmë gjithashtu zotin Veliaj, se grupi ynë i këshilltarëve është i gatshëm që të shkojmë bashkë me të, për të parë qoftë inceneratorin jashtë funksioni të Elbasanit, qoftë atë inekzistent të Tiranës. Le ta zgjedhë Erion Veliaj nëse këto vizita do t’i bëjmë përpara apo pas mbledhjes së posaçme të Këshillit Bashkiak që do të zhvillohet të enjten, më 21 dhjetor, në orën 4.

Të fundit