Flash News

Ditari i Opozitës

Video/ “S’kemi premtuar asnjëherë se do frenojmë largimin e shqiptarëve”, Bardhi: Sa më i bujshëm premtimi, aq më i madh mashtrimi

Video/ “S’kemi premtuar asnjëherë se do frenojmë
Kryeministri Edi Rama nga në emisioni PolitikOn me Alfred Lelën

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi publikon një video, me atë çka kryeministri Edi Rama ka premtuar para ardhjes në pushtet për largimin e shqiptarëve nga vendi.

Por, mbrëmë në emisionin PolitikOn me Alfred Lelën, Rama tha se “nuk e kemi premtuar asnjëherë se do frenojmë largimin e shqiptarëve”. 

Sipas Bardhit, Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim dhe  nuk ka asnjë bilanc pune në dobi të shqiptarëve.

Sa herë flet, Edi Rama vetëm gënjen. Sa më i bujshëm premtimi, aq më i madh mashtrimi. Ndiqeni në video si gënjen sot dhe çfarë ka premtuar para ardhjes në pushtet për largimin e shqiptarëve nga vendi.

Paaftësia, etja për pasurim të paligjshëm përmes vjedhës, padrejtësia, hendeku i madh i krijuar nga pushteti, detyruan shqiptarët të ikin nga vendi.

Edi Rama ka punuar vetëm për vete, aspak për shqiptarët. Nuk ka mbajtur asnjë premtim, nuk ka asnjë bilanc pune në dobi të shqiptarëve. Boll më me këtë kryeministër të paaftë!

Është koha të largohet Edi Rama, jo shqiptarët nga vendi i tyre. Është koha për ndryshim!”, shkruan Bardhi.

Ditari politik

Të fundit