Flash News

Ditari i Opozitës

“Vijojmë të rikthehemi në autokraci”, Alizotit: Kongreset e opozitës qesharak, në PS vuajnë për dashurinë e Ramës

“Vijojmë të rikthehemi në autokraci”, Alizotit:

Deputeti demokrat Tomor Alizoti krahas autokritikës për opozitën, foli me tone të ashpra edhe ndaj shumicës socialiste ,  duke theksuar se Shqipëria po rikthehet në autokraci me personalizimin e pushtetit.

Mendoj që problemi i Shqipërisë është që ne vijojmë të rikthehemi në autokraci, ku autokracia quhet personalizimi i pushtetit. Shikoni kongreset në politikën ku jetojmë. Shikoni kongreset e PS-së, sepse kongreset e PD-së janë bërë qesharake. Unë e kam kurajën ta them një gjë të tillë. Por kongreset e Partisë Socialiste me luftën për dashurinë ndaj liderit, e tmerrshme, e neveritshme, marksiste leniniste. Biles në kohën e Stalinit thuhej se njerëzit kishin frikë të pushonin duartrokitjet, ju dhimbnin duart por kishin frikë sepse mund të përfundonin në kampet e përqëndrimit.

Lideri që mundi Rusinë, drita, hëna dhe dielli. Dhe mu kujtua ajo kënga, sepse “unë jam i atij brezi, Enver Hoxha tunja tjeta”. Aty ka dy rreshta “zërin e shqipes lartë e ngjite dhe kët’ popull në dritë e qite”.

Rreshti i njerëzve mbi 40-vjeç që depersonalizohen në një parti e cila drejton Shqipërinë. Si mund ta prodhoj demokracinë kjo. Personalizimi i pushtetit…”- tha Alizoti për “Top Story”.

 

 

 

Të fundit