Flash News

Ditari i Opozitës

"Vith*t e Belindës", Berisha: Nuk jam penduar, deklarata ime gjysmë letrare

"Vith*t e Belindës", Berisha: Nuk jam penduar, deklarata ime

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas debateve të nxitura sot në seancën e sotme parlamentare, nga një deklaratë e tij kur tha se "një grup njerëzish, shkelmojnë mbi interesat jetike për të mbrojtur, në pamje të parë vithet e Belindës, por në të vërtetë Edi Ramën". 

I pyetur nga gazetarët nëse ishte tepruar me fjalorin e përdorur dhe nëse ishte penduar për deklaratat e tij, Berisha tha se deklarata e tij ka përmbajtje letrare. 

"Unë nuk kisha dëgjuar ndonjëherë gra të përdorin fjalë të pista, siç përdorën deputetët socialiste. Ato përdoren fjalë të turpshme. Po mbrojte hajduten, mund të bësh çdo gjë.
Ato gjoja u revoltuan nga një fjalë që po ta shohësh është absolutisht gjysmë letrare. Për ata që e dinë shqipen mirë, ajo fjalë është gjysmë letrare.
Unë e përdora në kuptimin e asaj që të mos prish gojën time", deklaroi Berisha. 

Të fundit