Flash News

Ditari i Opozitës

Viti i ri akademik ndryshe/ Gjekmarkaj: Ligji i arsimit të lartë nuk u bë kurrë zgjidhje, mbështesim pedagogët

Viti i ri akademik ndryshe/ Gjekmarkaj: Ligji i arsimit të lartë nuk u

Deputeti Agron Gjekmarkaj ka bërë një reagim për fillimin ndryshe të këtij viti akademik. Teksa shpreh mbështetjen e opozitës për këtë protestë, ai nënvizon se pedagogët nuk po kërkojnë shumë, por të trajtohen si në Kosovë.

Gjekmarkaj thotë se ligji për arsimin e lartë nuk i zgjidhi problematikat. Më tej thotë se sa herë që pedagogëtr kanë kërkesa, atyre u kundërvihen.

“Ligji i arsimit të lartë kaq i kundershtuar nga pedagoget nuk u bë kurrë zgjidhje për asgjë. Në shumë vende europiane shteti asiston ekonomikisht Universitetet publike. Sa herë protestojnë a kerkojnë diçka pedagoget tentohet kundervenja ndaj tyre e shtresave të ndryshme sociale apo "lufta e klasave" me studentet dhe gjithmonë në horizont shfaqet një " hall" apo "krize". A ju ka borxh Partia Demokratike Universiteteve dhe pedagogve?

Sigurisht qe ju ka dhe shumë por prej gati 10 vitesh vëndi qeveriset nga Partia Socialiste e 10 vjet janë tepër për ti lënë në harresë nëse objektiv nuk është dekulturimi i shoqërisë si menyra më e lehtë e sundimit dhe manipulimit. Protestat janë gjithmonë emancipuese. Ato e ndihmojnë trupen akademike të formësojë sa më shumë pavarësi nga politika”, shkruan Gjekmarkaj.

Ky i bën thirrje ministres së Arsimit, Evis Kushi që të ngrejë zërin dhe t’i mbështesë pedagogët.

Të fundit