Flash News

Ditari i Opozitës

Viti i ri shkollor, Berisha: Arsimi po shkatërrohet, qytetarët të ngrihen në protesta

Viti i ri shkollor, Berisha: Arsimi po shkatërrohet, qytetarët të

Kreu i demokratëve, Sali Berisha ka uruar të gjithë nxënësit që nisën sot shkollën.

Në një postim në Facebook, Berisha ngre shqetësimin për shpopullimin i cili ka bërë që disa klasa shkollash në disa qytete të vendit të mbyllen. Numri i nxënësve të regjistruar këtë vit ishte më i paktë.

Berisha shkruan se arsimi po shkatërrohet dhe u bën thirrje qytetarëve të ngrihen në protesta.

Postimi:

Sot dita e parë e shkollës!

Të dashur miq,

sot qindra mijëra fëmijë të ciklit shkollor elementar dhe parauniversitar nisën vitin e ri shkollor.

Me këtë rast le t'ju urojmë nga zemra, të gjithë nxënësve, prindërve dhe mësuesve të tyre, dhe në veçanti voglushëve të klasës së parë një vit shkollor plot suksese dhe mbarësi.

Por sot në mbarë vendin qindra klasa të para dhe shkolla nuk hapin për mungesë nxënësish dyert e tyre. Këto 10 vite mbi 33% e shqiptarëve braktisën vendin e tyre.

Sot mësuesit shqiptarë janë më të keqpaguarit në rajon! Trupa pedagogjike është e infiltruar masivisht nga militantë partie dhe patronazhistë që po shkatërrojnë arsimin tonë.

Qytetarët janë të ftuar të ngrihen për të ardhmen e fëmijëve të tyre kundër këtij regjimi që qëndron mbi vjedhjen, krimin dhe drogën.

 

Të fundit