Flash News

Ditari i Opozitës

Vjedhja e banesës së Alda Klosit, Berisha: Policia mori urdhër të mos përmendej emri i këshilltares së kryeministrisë

Vjedhja e banesës së Alda Klosit, Berisha: Policia mori urdhër

Lideri i opozitës Sali Berisha ka reaguar për vjedhjen, pre e së cilës, ka rënë edhe Alda Klosi, ish-shefja e kabinetit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetajt.

Në njoftimin zyrtar, policia ka dhënë vetëm inicialet e zyrtares së kryeministrisë, dhe ky ka qenë një urdhër, sipas Berishës.

Ky i fundit thotë se “policia ka marrë urdhër të prerë të mos përmendet emri i këshilltares së kryeministrisë të zhytur në euro smeralde, safire flori dhe rubinë”.

Në banesën e Alda Klosit ishin vjedhur rreth 120 mijë euro dhe sende me vlerë. Banesa në fjalë ndodhet në Rrugën e Kosovarëve, ndërsa mendohet se vjedhja në fjalë ka ndodhur në datën 15 dhjetor.

Të fundit