Flash News

Ditari i Opozitës

Vjedhja e milionave në banesën e ish-zyrtares, Berisha: Rama u përpoq ta fshihte si me rastin e Damianit

Vjedhja e milionave në banesën e ish-zyrtares, Berisha: Rama u

Kryedemokrati Sali Berisha është ndalur sërish tek vjedhja e shtëpisë së ish zyrtares, Alda Klosi, së cilës pastruesja i mori 120 mijë euro.

Nga Durrësit, Berisha tha se Rama tentoi që ta fshehë këtë ngjarje, njësoj siç veproi edhe me ministrat e tjerë të qeverisë.

“E dëgjoni këto ditë si bërtet Edi Rama për pensionistët. Do ketë një bonus të madh. Por në prill, kur t’ua marrë borgjezëve taksën e jashtëzakonshme, do lumturojë sërish pensionistët.

Dje i tha në sy kryeministri i Malit të Zi, shqiptar edhe ai, se e rrita rrogën mesatare në katër vite nga 500 euro në 720 euro.

Në nëntë vite jo vetëm nuk e rriti, por e uli me të paktën 35 përqind rrogën mesatare.

Pensionistët nuk kanë nevojë për mëshirë. Mos vidh. Hiqe dhomën e gjumit nga avioni personal. Dhe do shohësh se do mbeten dhjetëra miliona euro.

Mos vidh që zyrtarët e tu të mbushin dyshekët dhe tubat e aspirimit me paratë e shqiptarëve.

Çfarë ndodhi me vjedhjen e fundit? U përpoq që të fshihte, siç ka fshehur vjedhjen e Damianit, siç ka fshehur vjedhjet e ministrave të tjerë. Kjo që po bën kjo qeveri është absolutisht gjenocid ndaj shqiptarëve”, tha Berisha.

 

Të fundit