Flash News

Ditari i Opozitës

"Vodhi database-t e anëtarëve të PD", Shehaj i përgjigjet Berishës: Ta dhashë unë kur mbete pa parti

"Vodhi database-t e anëtarëve të PD", Shehaj i

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i është përgjigjur kryedemokratit Sali Berisha, i cili e akuzoi se ka vjedhur databazën e PD-së dhe më pas iku nga partia.

Shehaj në rrjetet sociale shprehet se në përçarjen e Partisë Demokratike, kur Lulzim Basha mori vulën e partisë dhe bazën e të dhënave, ishte vetë ai që i dha një databazë Rithemelimit.

Kreu i Mundësia shton se me databazën që i ka dhënë, Rithemelimi e ka përdorur për të organizuar Kuvendin e 11 dhjetorit në stadium dhe vazhdon ta përdorë edhe sot.

“Kush më njeh e di shumë mirë që unë nuk vjedh. Kam krijuar nga hiçi kompani në Shqipëri dhe jasht Shqipërisë, pa tendera, pa lidhje politike, pa ndihmën e shtetit. Kam krijuar databaza, platforma. Kam investuar në teknologji dhe kështu i kam rritur bizneset e mia. Por ndoshta doktor Berisha nuk e mban mend, por kur mbeti pa parti, pa vulë, pa asnjë lloj informacioni, isha unë që i dhashë databazën. Dhe me atë databazë kanë bërë Kuvendin e famshëm të stadiumit. Besoj se një faleminderit do të kishte mjaftuar.” – u shpreh Shehaj në video-reagimin e tij në rrjete sociale.

Të fundit