Ditari i Opozitës

Berisha akuza Agron Shehajt: Vodhi database-t e anëtarëve të PD

Berisha akuza Agron Shehajt: Vodhi database-t e anëtarëve të PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza ndaj deputetit Agron Shehaj duke u shprehur se ai ka vjedhur nga PD-ja database-n e saj.

I ftuar në Opinion, Berisha tha se Shehaj është opozitë e opozitës. 
 "Agron Shehaj është opozitë e opozitës. Ai kishte një vend dhe ishte i respektuar në Partinë Demokratike. Agron Shehaj papritmas, do iki më tha mua. Mirë i thashë unë, se unë respektoj çdo mendim, por i thashë Agron vend më të përshtatshëm për ardhmërinë tënde politike nuk do gjesh.

Ai shkoi, krijoi parti, tani Shehaj shkel kodin më të rëndë moral. Agron Shehaj ka marrë database-n në pabesi të plotë për të mos thënë dhe më shumë të Partisë Demokratike, të cilin unë kam qenë shkak që ia kam dhënë se nuk mund t’i mbaja rezervë dhe tani shfrytëzon këtë database jashtë çdo kodi moral. Mund të tregoj përgjigje që i tregojnë demokratët atij që s’mund ta bëjë kurrë.

Ka një kod moral. Këto që paraqiten të reja dhe që ikën nga PD-ja, sigurisht që shqiptarët presin risi. Çfarë sjell ky? Ky përdor database e PD-së, për të çuar mesazhe, jashtëzakonisht e dobët. Ti partinë tënde do ta krijosh me punën tënde si duhet”, tha Berisha. 

Të fundit