Flash News

Ditari i Opozitës

Vokshi flet për mundësinë e shtyrjes së Kuvendit të 30 prillit: Kurrë mos thuaj kurrë

Vokshi flet për mundësinë e shtyrjes së Kuvendit të 30

Deputete e Partisë Demokratike Albana Vokshi thotë se pas dorëheqjes së Lulzim Basha si kryetar i PD, kanë nisur ndryshimet e para.

E ftuar në A2 CNN, se Vokshi foli edhe për mundësinë e ndërprerjes së Kuvendit Kombëtar të 30 prillit, pas thirrjes nga Kryesia e PD.

Ajo tha se nëse ka arsye madhore, mund të ndodhë.

“Nuk ka çarje. Në Durrës ka nisur procesi i riorganizimit dhe po përfshihet e gjithë struktura e PD-së, të gjithë hyjnë të barabartë. Ne e kemi diskutuar çështjen e shtyrjes së Kuvendit, por një vendim i tillë nuk shtyhet. Gjithsesi, ne e shtymë sepse e kishim në 22 mars. Situata politike është dinamike dhe “kurrë mos thuaj kurrë”. Nëse ka arsye madhore, mund të ndodhë”, u shpreh Vokshi.

E pyetur nëse janë rivendosur urat e komunikimit mes palëve, Vokshi u përgjigj: “Askund në botë, minoranca nuk i vë dot kushte mazhorancës, por në deklaratën e djeshme të Enkelejd Alibeajt vihej re një hap pas. Pavarësisht se pika e tretë, ku ne duhet të ndërpresim procesin e riorganizimit të strukturës ishte taksative. Unë mendoj se duhet normalizuar sa më shpejt puna e grupit parlamentar, që është i votëbesuar nga qytetarët.

Kanë ndryshuar gjërat pasi është larguar Lulzim Basha, u hoqën dyert e blinduara… Ne sot kemi bërë ftesa dhe kemi hapur derën për çdo deputet. Objektivi i parë është normalizimi i jetës parlamentare. Nuk është e lehtë të jesh pjesë e grupit parlamentar, kur përjashtohesh nga Basha. Nuk organizohet lehtë jeta parlamentare, pasi edhe kryetarja e Kuvendit na ka nxjerrë jashtë grupeve parlamentare”.

 

Të fundit