Flash News

Ditari i Opozitës

Vokshi padit në KQZ Manastirliun: Hapi zyrë elektorale pranë qendrave të votimit, synojnë të intimidojnë qytetarët

Vokshi padit në KQZ Manastirliun: Hapi zyrë elektorale pranë
Albana Vokshi

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi ka paditur në Komisonin Qendror të Zgjedhjeve ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliun.

Padia vjen duke iu referuar ligjit të Kodin Zgjedhor, i cili parashikon që shtabet dhe zyrat elektorale të subjekteve politike duhet të jenë minimumi 300 metra larg qendrave të votimit.

Përmes një deklarate për mediat, Vokshi ka treguar në terren dy raste, që sipas saj, Manastirliu ka shkelur ligjin.

Ajo  tregoi se zyrat elektorale ishin hapur pranë shkollës “Jeronim de Rada” dhe kopshtit nr.3. Vokshi tha se ky veprim synon të intimidojë votuesit. Në këto kushte ajo i bëri thirrje KQZ-së që të mos bëhet palë me Partinë Socialiste, por të verifikojë çdo shkelje të ligjit dhe të urdhërojë policinë bashkiake që t’i mbyllë zyrat elektorale.

“Është një akt i paligjshëm që synon të intimidojë zgjedhësit ditën e votimit. I bëj thirrje KQZ që të mos bëhet palë me PS, por të verifikojë çdo shkelje të ligjit dhe të urdhërojë Policinë Bashkiakë t’i mbyllë këto zyra”, tha Vokshi. Kjo e fundit dhe Manastirliu garojnë në njësinë nr.9 në kryeqytet.

Të fundit