Flash News

Ditari i Opozitës

Vokshi: PS po pengon ngritjen e komisioneve hetimore për “McGonigal” dhe Shëndetësinë

Vokshi: PS po pengon ngritjen e komisioneve hetimore për

Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi denoncoi rrëzimin me forcën e kartonit, siç e quan ajo, të një sërë komisionesh hetimore të kërkuara nga opozita, përfshirë edhe atë për çështjen McGonigal.

 “Në mënyrë antikushtetuese dhe antiligjore, me forcën e kartonit, Partia Socialiste/mazhoranca, me urdhër të Edi Ramës ka rrëzuar kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore.

Këtu po përmend charter-at, po përmend rastin e McGonigal, portin e Durrësit e kështu me rradhë”, tha Vokshi në një intervistë për OraNeës.

Gjithashtu deputetja theksoi se qëllimi i komisioneve të kërkuara nga opozita është të nxjerrë në pah abuzimet e kryera me koncesionet në shëndetësi dhe më gjerë.

 

Të fundit