Flash News

Ditari i Opozitës

Vota e emigrantëve nuk u mundësua, PD: Rama i mashtroi dhe abuzoi me fondet, të vijnë më 25 prill

Vota e emigrantëve nuk u mundësua, PD: Rama i mashtroi dhe abuzoi me
Foto ilustruese

Vota e emigrantëve nuk u mundësua as në këto zgjedhje. Kjo u konfirmua pak ditë më parë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në këto kushte Partia Demokratike i bën thirrje diasporës shqiptare që të vijë dhe të votojë më 25 prill.

Sipas PD, kryeministri Edi Rama dështoi të sigurojë votën e tyre, duke theksuar se regjistrimi i qytetarëve që jetojnë jashtë vendit është përgjegjësi e qeverisë, e cila nuk u përmbush "qëllimisht".

Partia Demokratike akuzon kryeministrin se përdori emigrantët për propagandë dhe për abuzim me fondet publike. Përmes një deklarate për mediat PD premton se nëse vjen në pushtet pas 25 prillit, do të mundësojë votimin elektronik të emigrantëve shqiptarë.

Të fundit