Flash News

Ditari i Opozitës

“Votat janë vjedhur”, kandidati i “BF”: Të përsëriten zgjedhjet në Kamëz duke votuar manualisht

“Votat janë vjedhur”, kandidati i “BF”: Të

Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë për bashkinë Kamëz, Arjan Hoxha, ka deklaruar se në 14 maj, në këtë bashki votat për të janë tjetërsuar.  I ftuar në “News24”, ai tha se nuk e njeh rezultatin në këto zgjedhje, ku sfidoi që zgjedhjet të përsëriten nëpërmjet votimit manual.

“I sfidoj duke votuar manualisht, të përsëriten zgjedhjet… Jam vjedh në masën 33%.Kamza është humbur me mekanizmin që u përdor për të vjedhur, jo me votë. Besimi i qytetarëve është ushtruar në kutitë e votimin, por është lexuar ndryshe. Është manipulim kompjuterit përveç formave të tjera."

"Kanë vjedhur aq shumë se as vetë nuk e kanë kontrolluar dot më dhe kanë dalë me atë rezultat galopant. Nuk ndodh që një kandidat të humbë në çdo qendër votimi në përqindje të njëjtë. Këtë mund ta bëjë vetëm kalkulimi kompjuterik. Unë dyshoj tek kjo fort, është i bazuar sepse kjo logjikë është e pastër, plus dhe provat dhe denoncimet nga qytetarët ditën e zgjedhjeve”, tha ai.

Ndër të tjera ai tha se opozita ka pamje të cilat tregojnë se drejtuesit e administratës së Bashkisë Kamëz kanë intimiduar votuesit, ku theksoi se kërkon hapjen e kamerave në qendrat e votimit.

“Qytetarët kanë thënë që unë votova Arjanin dhe më doli Rakipi. Kamza është vendngjarja! Ne kemi pamje që tregojnë drejtues të administratës së bashkisë, që intimidojnë hapur çdo votues. E marrin me dorëzim të kontrolluar, e shoqërojnë nga personi A tek personi B, deri në kuti, dhe e falënderojnë më pas në dalje, ndaj kërkoj hapjen e kamerave. Ndaj them se ajo është skenë krimi. Ka qendra votimi ky mbi 50% kanë votuar me shoqërim nga njerëz të paautorizuar dhe nuk kanë plotësuar as atë deklaratën."

"Një rast konkret, kur një person me aftësi fizike, i kërkuar një punonjësi të administratës që të shtypte për të numrin 3, numrin tim,  pasi nuk arrinte, dhe ai i shtypi numrin 1, Sulin. Të paktën në lagjen time ku kam 30 vjet, të mos kishin vjedh aq shumë. Kanë bërë një kalkulim tek 500 vota, por nuk e kanë perceptuar që do shkojë 15 mijë, dhe ndaj nuk japin dot shpjegim sot”, tha ai.

 

Të fundit