Flash News

Ditari i Opozitës

Votimi dhe numërimi elektronik, LSI propozim si PD: Implementimi i këtij projekti të bëhet në Korçë e Fier

Votimi dhe numërimi elektronik, LSI propozim si PD: Implementimi i

Ashtu si PD, edhe LSI propozon që implementimi i projektit pilot për votimin dhe numërimin elektronik në zgjedhjet e 25 prillit të bëhet në qarqet Korçë dhe Fier.

Në përgjigje të shkresës suaj nr 2646 datë 28.12.2020, protokolluar me tonën me Nr.276 prot, datë 28.12.2020, “Mbi zbatimin e teknologjisë në zgjedhjet e datës 25 prill 2021 për Kuvendin e Shqipërisë”, nëpërmet së cilës kërkoni sipas parashikimeve të nënit 179, paragrafi 1, të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, mendim ose sugjerim për implementimin e projektit pilot të sistemve dhe /ose pajisjeve të teknologjisë së informacionit në zgjedhjet e datës 25 prill 2021, Lëvizja Socialiste për Integrim sugjeron që implementimi i projektit të bëhet në qarkun Korçë dhe Fier”, thuhet në përgjigjen e LSI.

Më herët, ishte Partia Demokratike që iu përgjigj kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për propozimet për votimin dhe numërimin elektronik për qarkun e Korçës dhe Fierit e më pas socialistët kanë dorëzuar propozimet e tyre në KQZ. 

Votimi dhe numërimi elektronik, LSI propozim si PD: Implementimi i

Ndërkohë, socialistët kërkojnë që të jenë disa njësi në Tiranë, ashtu si edhe Bindja Demokratike.

Votimi dhe numërimi elektronik, LSI propozim si PD: Implementimi i

Kujtojmë se në bazë paktit mes forcave politike në vend gjatë reformës zgjedhore u ra dakord që në të paktën 20% të qendrave të votimit në vend, votimi të bëhen në mënyrë elektronike dhe gjithashtu dhe numërimi i votave.

Të fundit