Flash News

Ditari i Opozitës

Votohet për drejtuesin e ri të PD-së, si po shkon procesi

Votohet për drejtuesin e ri të PD-së, si po shkon procesi

Prej orës 08.00 ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD-së. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale ka bërë me dije se procesi i votimit po vijon normalisht në të gjithë vendin.

Gjithashtu shton se Komisioni do të qëndrojë i mbledhur deri në fund të procesit, derisa të votojë edhe anëtari i fundit, për të monitoruar si dhe për të marrë çdo masë çdo problematikë apo nevojë që mund të kenë degët.

Njoftimi:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njofton se janë hapur të 108 qendrat e votimit në të gjitha degët e PD. Procesi ka filluar e vijon normalisht.

Komisioni do të qëndrojë i mbledhur deri në fund të procesit të votimit, derisa të votojë edhe anëtari i fundit i PD për të monitoruar si dhe për të marrë cdo masë në kohë reale për cdo problematikë apo nevojë që mund të kenë degët.

Komisioni fton të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të bëhen pjesë e procesit më të rëndësishëm të zgjedhjes së Kryetarit të Partisë Demokratike me parimin “një anëtar një votë”.

 

Të fundit