Flash News

Ditari i Opozitës

Votoi pro kërkesës së SPAK për Berishën, kreu i FRPD: Alibeaj tregoi qartë sot se kë ka padron

Votoi pro kërkesës së SPAK për Berishën, kreu i FRPD:

Me 6 vota pro, pesë anëtarët e PS në këshillin e Mandateve dhe Enkeleid Alibeaj pjesë e grupimit miratuan kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës.

Kreu i FRPD, Besart Xhaferri në një postim në Facebook, shkruan se Alibeja me votën e tij pro tregoi qartë se kë ka padron.

Ai shton se Berisha është i vetmi që i rrezikon diktaturën Rama-Alibashajve.

“Alibeaj tregoi qartë se kë ka padron!

Për këdo që mund të ketë akoma dyshime se Alibashat janë në opozitë apo jo, sot t'a kuptojnë një herë e mirë, se opozitë e lirë jemi veç ne!

Sali Berisha është i vetmi që i rrezikon diktaturën Rama-Alibashajve!

I vetmi që goditet, pikërisht për këtë arsye!

Gjithashtu, i vetmi që do i mundi!

Siç i ka mundur në 1992 dhe 2005!

Këtë do e arrij me Shqiptarët e lirë!

Nuk janë pak, aspak!”,shkruan Xhaferri.

 

Të fundit