Flash News

Ditari i Opozitës

Alibeaj votoi pro kërkesës së SPAK për Berishën, Spaho: Është çështje morali! E mban veten demokrat

Alibeaj votoi pro kërkesës së SPAK për Berishën, Spaho:

Deputeti Edmond Spaho foli me kritika ndaj Enkelejd Alibeajt, i cili mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, duke siguruar kuorumin, dhe votoi pro heqjes së imunitetit të Sali Berishës bashkë me deputetët e PS.

Sipas Spahos në A2 CNN votimi në këtë mbledhje ishte edhe çështje morali nga ata që e heqin veten si demokratë.

“E prisnim votimin në Këshillin e Mandateve edhe me votën e atij që pretendon se është pjesë e PD. Është çështje morali. Për mënyrën si është pozicionuar, pritej që ta votonte.

Kemi të bëjmë me një spekulim nga mazhoranca në bashkëpunim me SPAK. Nuk është ndjekur rruga Kushtetuese, do e kishim votuar dhe ne heqjen e imunitetit. SPAK i kufizoi lëvizjen Berishës me attribute që i takonin Kuvendit. SPAK po vepron politikisht me urdhër të Kryeministrit”, tha Spaho.

 

Të fundit