Flash News

Ditari i Opozitës

Vrasja e Ardian Nikulajt, Paloka: Ka sfond politik, mbështeste kandidatin e opozitës

Vrasja e Ardian Nikulajt, Paloka: Ka sfond politik, mbështeste kandidatin e

Deputeti demokrat Edi Paloka ka reaguar për atentatin ndaj ish-kandidatin për Këshill Bashkiak në Lezhë, Ardian Nikulaj.

Paloka tha për News 24 se ngjarja ka gjasa të ketë sfond politik. Demokrati u shpreh se Nikulaj ka qenë i angazhuar në mbështetjen e kandidatit të opozitës në atë zonë.

Megjithatë Paloka tha se nuk ka informacionpër ngjarjen, ndaj nuk mund të flasë më shumë.

“Kam përshtypjen se do të ketë background politik. Nuk mund të flas më tepër sepse nuk ka informacion. Ardian Nikulaj mesa di unë ka qenë i angazhuar në mbështetje të kandidatit të PD, pra të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zonë. Por nuk dua të flas më shumë, pasi dua të kem informacion”, tha Paloka.

Ardian Nikulaj u ekzekutua në lokalin e tij në zonën e Shëngjinit. Ish-kandidati për deputet në zgjedhjet e 2021-shit kandidonte edhe këtë herë në zgjedhjet lokale të 14 majit, sërish nën logon e PSD-së.

Nuk dihen ende shkaqet e ekzekutimit të tij. Nikulaj ka qenë i dënuar për armëmbajtje pa leje në vitin 2003.

Të fundit