Flash News

E-TJERA

Vrasja e ish-policit/ Djali i tij akuzonte policinë për ngelizhencë, denoncimi në faqen e Berishës pas atentatit

Vrasja e ish-policit/ Djali i tij akuzonte policinë për

Ditën e sotme u ekzekutua me armë zjarri ish-polici Xhelal Reçi, ndërsa djali it ij i shpëtoi atentatit të bërë më 15 gusht të vitit të kaluar.

Djali i ish-policit, Besnik Reçi ka çuar në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha videon e atentatit, teksa akuzon policinë për neglizhencë.

Berisha ka postuart në faqen e tij zyrtare denoncimin e Reçit, i cili thotë se autorët e kanë ndjekur për 20 minuta dhe gjatë kësaj kohe bashkëshortja e tij e ka telefonuar disa herë policinë, por sipas tij, uniformat blu nuk i kanë ardhur në ndihmë.

Autorët që tentuan të vrisnin Besnik Reçin nuk janë identifikuar as sot. Ndërsa djali i shpëtoi atentatit, Xhelal Reçi nuk mundi dot. Dyshohet se ai ndiqej prej ditësh dhe u vra mëngjesin e sotëm në afërsi të bizneseve të tij.

Të fundit