Flash News

Ditari i Opozitës

Vrasja e policit në Kosovë, Meta: Mbështesim autoritetet e Kosovës për të ndëshkuar autorët

Vrasja e policit në Kosovë, Meta: Mbështesim autoritetet e

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dënuar sulmin ndaj policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë një efektiv dhe u plagosën dy të tjerë.

Në një postim në Facebook, Meta ka dënuar sulmin ndaj policisë teksa thotë se do të qëndrojnë krah Kosovës për të ndëshkuar autorët.

“Partia e Lirisë dënon sulmin kriminal ndaj Policisë së Kosovës në Leposaviq me pasojë vrasjen e një punonjësi policie dhe plagosjen e një tjetri.

Kjo ngjarje e rëndë dhe e përsëritur tregon domosdoshmërinë e sundimit të ligjit.

Mbështesim Policinë dhe autoritetet e Kosovës për të garantuar sigurinë publike dhe ndëshkuar autorët e kësaj ngjarje kriminale”, shkruan Meta.

Të fundit