Flash News

Ditari i Opozitës

Vrasja në Elbasan, Bardhi: Është filmuar personi duke dhënë para

Vrasja në Elbasan, Bardhi: Është filmuar personi duke
Gazmend Bardhi

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Gazmend Bardhi ka folur sërish për vrasjen e ndodhur të mërkurën në këtë qytet.

Duke folur për ekzistencën e një strukture të ngritur nga PD për mbrojtjen e votës, ai tha në "Opinion" se një anëtar i kësaj strukture, ka filmuar persona që japin para dhe mbledhin karta.

“Ne kemi të filmuar faktin që personi është filmuar nga grupi i mbrojtjes së votës duke dhënë para dhe duke mbledhur karta. Personi që ka këtë celular ka shkuar për të dëshmuar në polici”, u shpreh Bardhi.

I pyetur nga gazetarët, se prej sa kohësh personat që ishin pjesë e strukturës së mbrojtjes së votës ishin atashuar pranë tij, Bardhi tha se ai punonte me stafin e tij, ndërkohë që kjo strukturë ka operuar e pavarur prej tij.

Të fundit