Flash News

Ditari i Opozitës

Vrasja në Elbasan, reagon Basha: Refuzojmë dhunën, do ta mbrojmë demokracinë me çdo çmim

Vrasja në Elbasan, reagon Basha: Refuzojmë dhunën, do ta

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas ngjarjes që tronditi Elbasanin dhe mbarë opinionin publik, ku sot u vra një eksponent i PS, Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër persona të tjerë, mes tyre edhe një efektive e Shqiponjave.

Nga takimi i radhës elektoral në Durrës, Basha bëri thirrje të refuzohet dhuna.

Ditët e fundit i është vërsulur me marifetet e vjetra, por  e ka kot. Le ta shohim njëri tjetrin në sy, shikojeni njëri tjetrin në sy, shikoni fuqinë, shikojeni energjinë e pandalshme të ndryshimit që po vjen. Nuk ka forcë ta ndalë, nuk ka banda ta ndalin, nuk ka korrupsion ta ndal, nuk ka shitblerje votash ta ndal. Ne e refuzojmë dhunën, por ne do ta mbrojmë demokracinë me çdo çmim.

Fitorja ka zbritur në zemrat tuaja. Do të jetë fitorja më e thellë, me përgjegjësia më e madhe, por tani e 3 ditë e gjysmë përpara, duke nderuar nga thellësia e zemrës si qytetarë, si prind, si shqiptarë, si patriot, të gjithë ata socialist të ndershëm durrsak që kanë dal hapur dhe janë bashkuar me bashkimin tonë për ndryshim!

Dua t’i bëj thirrje çdo shqiptari e çdo shqiptareje, kështu nga ky barometër i pagabueshëm i demokracisë, nga ky Durrës i bukur, i fortë, trim dhe i gatshëm për t’u bërë lokomotivë e ndryshimit”, tha Basha.

 

Të fundit