Flash News

Ditari i Opozitës

"Vuajmë ndotjen dhe s'ka shkolla", Basha me gratë te "Unaza e Re": Shqipëria ka ngecur si trafiku në këtë zonë

"Vuajmë ndotjen dhe s'ka shkolla", Basha me gratë te
Basha me gratë në Unazën e Re

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka takuar gratë e zonës së "Unazës së Re". Kryedemokrati i ka cilësuar ato simbol të rezistencës.

Gratë e kanë njohur kryedemokratin me shqetësimet që kanë. Ato evidentuan ndotjen, mungesën e trotuareve, kopshteve dhe shkollave.

“E para si banorë të unazës së re, përditë vuajmë baltën, pluhurin, vendkalimin e këmbësorëve. Mos flasim pastaj për makina që nuk kalojmë dot, sepse e gjithë Tirana futet nga Unaza e Re, gjithë rrethet që vijnë futen nga Unaza e Re.

Është një tmerr i vërtetë dhe të gjithë e kemi zgjidhur duke ecur në këmbë, por kjo zonë nuk të ofron as këmbësorin. Është biçikleta, është karroca, është nëna me fëmijë, është balta. Aty ku kaluat ju në fillim, ku zbritët tek Rolandi janë ujërat e zeza, që vjen një aromë e pakëndshme.

E para, e dyta është një zonë e tëra pa kopësht, pa shkollë. Janë premtuar shumë dhe ka patur zona goxha të mëdha pa bërë fjalë pastaj për pjesën e gjelbërimit. Duke qenë pjesë e arsimit e kemi parë se si ka renë kaq poshtë arsimi në këto vite dhe kemi vuajt bashkë me fëmijët pavarësisht   se bëjnë më të mirën e mundshme. Faleminderit dhe fitore,” tha njëra prej tyre.

Ndërkohë Basha u shpreh se Shqipëria ka ngelur në vend gjatë qeverisjes aktuale, sikurse trafiku në "Unazën e Re".

"Ajo qё ka ndodhur me “Unazёn e Re” ёshtё simbol me atё qё na ka ndodhur neve si vend dhe si shoqёri. Po kёshtu siç ka ngecur trafiku nё Unazёn e Re, prej vitesh. Kështu ka ngecur Shqipëria vendnumëro", tha kryedemokrati.

 

 

Të fundit