Flash News

Ditari i Opozitës

Xhaferri: Beteja e opozitës, të zgjojë faktorin e brendshëm dhe të jashtëm

Xhaferri: Beteja e opozitës, të zgjojë faktorin e brendshëm

Deputeti i zgjedhur demokrat, Besart Xhaferri, tha se një parlament i dalë nga një farsë, duhet ta bëjë opozitën të jetë më e fortë në nisjen e saj të aksionit opozitar si brenda ashtu dhe jashtë Kuvendit.

I ftuar në Syri TV, Xhaferri deklaroi se Shqipëria tanimë është një Republikë Kryeministrore që udhëhiqet nga një njeri i vetëm, Edi Rama.

"S’ka vlerë të madhe të jesh deputet në parlament ku janë figura të drogës e trafikut. Parlamenti është varfëruar në cilësi, integritet e karakter të deputetit. Për deputetët në pushtet s’ka rëndësi kartoni i tyre personal kur interesat e tyre vihen para atyre kombëtare. Sot është një Republikë kryeministrore, edhe pse çmenduria e tij kalon caqet financiare. Parlament i dalë nga një farsë elektorale, dhe kjo duhet të na bëjë për të nisur aksionin tonë opozitar, si në parlament, terren apo edhe në të gjithë Shqipërinë.

Eksperimenti i mandateve u bë, dhe s’mund të kërkohet për herë të dytë një gjë që u provua dhe që ishte shumë e dëmshme. Besoj se e kemi kuptuar që s’duhet bërë. S’duhet të ketë më një jetë parlamentare. Opozita kërkon të drejtat e saj, dhe si jepen. Jeta parlamentare do jetë gati-gati në grimcë. Por skenë për të bërë kauzat tona si brenda e jashtë saj,

Qeveria e re, është një film i parë. Ka nominuar si Big Brother ministra të ndryshëm, anonimë, që t’i ketë në dorë, marioneta e koka turku për të ardhmen, që një marionetë ta lëshojë ose ta zëvendësojë në të ardhmen. Një kryeministër që ka falimentuar bizneset e shpopulluar Shqipërinë. Interesi kryesor për ministrat, është se flitet për sekserët e pushtetit, që duan akses në ministri për të marrë tender e bërë korrupsion. S’do ndryshojë asgjë emri i një ministri të çdo dikasteri", tha Xhaferri.

Të fundit