Flash News

Ditari i Opozitës

Xhaferri flet për takimin në ambasadën e SHBA: Pranuan që jemi në autokraci

Xhaferri flet për takimin në ambasadën e SHBA: Pranuan që

Deputeti i zgjedhur demokrat Besart Xhaferri zbardhi detaje nga takimi me përfaqësuesit e ambasadës së SHBA, për të cilët tha se nën rreshta e pranuan se Shqipëria tashmë është një autokraci.

“SHBA na pyeti se çfarë pritshmërie kemi nga jeta parlamentare dhe unë i thashë nuk ka. Sot Rama është dhe kryetar bashkie i gjithë Shqipëri. Iu thashë se është e nevojshme reforma territoriale, lista të hapura. Nuk folëm për lidershipin e opozitës. Partnerët e SHBA edhe pse nuk e pranonin në fjalë e pranuan në rreshta se Shqipëria është një autokraci”, deklaroi Xhaferri në A2 CNN.

Xhaferri shtoi se opozita gjithashtu do të rrisë presionin si nga faktorët e brendshëm ashtu edhe nga ai i jashtëm.

"PD mund të kërkojë interpelancë, reforma dhe në kushtet e sotme një autokrat nuk t’i japë. Ne duhet të rrisim presionin si nga faktori i brendshëm dhe nga ai i jashtëm”, tha Xhaferri. 

Të fundit