Flash News

Ditari i Opozitës

Xhaferri: Me procesverbal drejton Shqipërinë, fton të huajt për investime, të rinjtë ikin

Xhaferri: Me procesverbal drejton Shqipërinë, fton të huajt

Deputeti demokrat, Besart Xhaferri nuk kurseu ironinë ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se po e drejton Shqipërinë me procesverbal, ndërsa nuk la jashtë vëmendjes as edhe thirrjen e kreut të qeverisë për investitorët e huaj për të blerë prona në Shqipëri, teksa tha se çiftet e reja në pamundësi për të blerë banesë, zgjedhin të ikin jashtë vendit për një jetë më të mirë .

 ‘I fton për të jetuar apo për të spekuluar, nëse i fton pë spitale më të mira, mjekët therin njëri tjetrin, nëse  i fton për shkolla më të mira, Pisa na kanë nxjerrë të fundit.

U drejtohem çifteve të reja, një çati mbi kokë kur do ta bleni, se Rama 5 mijë euro m2 po i shet. Edi Rama me procesverbal po e drejton Shqipërinë.

Veç votave që morët nga bandat mor merrni lekët nga bandat...’, u shpreh Xhaferri në fjalën e tij pë rprocedurë.

 

Të fundit