Flash News

Ditari i Opozitës

Xhaferri nga protesta e PD: Liderin e opozitës nuk burgos dot askush

Xhaferri nga protesta e PD: Liderin e opozitës nuk burgos dot askush

Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri, tha nga protesta e opozitës se valae protestave të nisura nuk do të ndalojë deri në rrëzimin e Edi Ramës.

Xhaferri u shpreh se sot opozita proteston për ta bërë Ramën të respektojë opozitën dhe të drejtat që ia njeh Kushtetuta. Xhaferri deklaroi se liderin e opozitës se burgos dot askush.

“Disa mesazhe për diktatorin, që pretendon se ka marrë mandatin për të bërë gjithçka. Sot jemi mbledhur për të nisur mosbindjen civile, për të nisur një valë protestash të cilat nuk do të ndalojnë derisa Edi Rama të rrëzohet.

Sot jemi mbledhur për të kërkuar ato komisione hetimore, te të cilat ai duhet të vijë dhe të japë llogari një për një te secili. Sot jemi këtu për të bërë Edi Ramën të respektojë opozitën dhe gjithçka që ia njeh Kushtetuta.

Sot jemi këtu se s’mund ta lëmë kurrë Shqipërinë të bëhet si Bjellorusia, Rusia, Mianmari a Venezuela. Liderin e opozitës nuk burgos dot askush”, deklaroi Xhaferri.

Të fundit