Flash News

Ditari i Opozitës

Xhaferri: Rama emëron ministrat patronazhistë për fushatën e Manastirliut

Xhaferri: Rama emëron ministrat patronazhistë për fushatën e

Deputeti i PD, Besart Xhaferri ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për shkrirjen totale të kufijve mes qeverisë dhe partisë.

Në rrjetet sociale, ai shkruan se emërimi i ministrave si patronazhistë të fushatës së Ogerta Manastirliut në Tiranë është dëshmi e qartë se Partia Socialiste po funksionon si një makineri elektorale e centralizuar, ku pushteti ekzekutiv vihet në shërbim të fitores politike.

"Rama i emëroi sot ministrat patronazhistë të PS për fushatën e Manastirliut, Diella do patronazhojë AKSHI-n!

Edi Rama sot tregoi edhe një herë se e ka vendosur ta shkrijë qeverinë me partinë, pasi ministrat e kabinetit qeveritar, që i kishte mbledhur në selinë e Partisë Socialiste, i caktoi patronazhistë të fushatës së Ogerta Manastirliut.

Skenat e denja për një republikë bananesh u konsumuan para mediave, si për t’u treguar shqiptarëve se Narkosulltanati është fakt.

Edi Rama sot, edhe një herë, dëshmoi se Partia Socialiste operon si një grup i strukturuar elektoral kriminal.

Në fjalën e tij, Edi Rama nuk artikuloi asnjë shqetësim të qytetarëve të Tiranës, por vetëm shqetësime të tij, që lidhen me financat, si paratë e ujësjellësit, investimet dhe halli i tij më i madh, ndërtimet, që i mundësojnë përqindjet e parave të narkotrafikut!", shkruan Xhaferri. 

Të fundit