Flash News

Ditari i Opozitës

Xhaxhai i Alda Klosit ndërron jetë, reagon Berisha: Hajdutja e qeverisë nuk kursen as familjarët në agoni

Xhaxhai i Alda Klosit ndërron jetë, reagon Berisha: Hajdutja e

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar në media se xhaxhai i Alda Klosit, ish-drejtoreshës së koncesioneve dhe kabinetit të Arben Ahmetajt, Ylli Çika, ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Hajdutja e qeverisë, Alda Klosi nuk kursen as familjarët në agoni! Krim!”, shkruan Berisha në një postim në Facebook, për ish-zyrtaren të cilës pastruesja e shtëpisë i vodhi 120 mijë euro nga banesa e saj.

Çika humbi jetën pas përballjes me një sëmundje të rëndë. Nga deklarimet e bëra në polici, Klosi ka pretenduar se paratë që i vodhi sanitarja, ia kishte dhuruar xhaxhai i ndjerë.

Nga ana tjetër, familjarët e të ndjerit kanë mohuar përfshirjen në këtë histori. Familja e Çikës nuk ka pasur dijeni lidhur me deklarimet e Alda Klosit në polici dhe prokurori.

 

 

 

 

Të fundit