Flash News

Ditari i Opozitës

Xhelal Mziu komenton kërkesën e Kadillit për largimin e Bashës si kryetar i PD-së: Ka lajthitur

Xhelal Mziu komenton kërkesën e Kadillit për largimin e

Xhelal Mziu - kandidati fitues i PD-së në Dibër - ka komentuar kërkesën e anëtarit të Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadillit, i cili ishte i pari nga e djathta që kërkoi largimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së. Madje ai shpalli dhe kandidaturën për të garuar për këtë post.

Në një lidhje live për MCN TV, Xhelal Mziu e konsideroi këtë kërkesë si lajthitje.

Është një lajthitje e zotit Kadilli dhe çdo personi tjetër. Sot jo vetëm demokratët dhe një pjesë e socialistëve janë të zhgënjyer nga shifrat e votimeve.

Secili e ka gjendjen për të gjetur zgjidhje, nëse nuk u gjendet zgjidhja do gjendet si në këto tetë vite.      

E keqja e Shqipërisë nuk është Basha që frymëzoi në këtë betejë, e keqja e çdo shqiptari është kryeministri që kemi sot, që në çdo palë zgjedhjeje nga 2013-ta e në vazhdim ka përdorur instrumente që tjetërson vullnetin e qytetarëve”, - u shpreh Mziu.

Të fundit