Flash News

Ditari i Opozitës

"Zari" i Ballukut në krye të Policisë, Balliu e paralajmëroi emërimin e Hitajt

"Zari" i Ballukut në krye të Policisë, Balliu e

Emërimi i Skënder Hitajt në krye të Policisë së Shtetit u paralajmërua nga deputeti demokrat Klevis Balliu.

Në një video të postuar më 29 Mars në Facebook, Balliu deklaroi se planifikohej emërimi i Skënder Hitajt në krye të Policisë së Shtetit.

Deputeti demokrat denoncoi se Belinda Balluku kërkonte të merrte kontrollin e uniformave blu përmes Hitajt të cilin e ka cilësuar si “zar të Lubi Ballukut”. Balliu kërkoi ndërhyrjen e autoriteteve të drejtësisë, që siç duket nuk morën asnjë masë.

“Pasi u mbrojt nga kartonat e krimit të organizuar në Parlament, Lubi Balluku kërkon të marrë edhe kontrollin e Policisë së Shtetit nëpërmjet zarit të saj Skënder Hitaj, i cili ka mbrojtur çdo mbledhje elektorale të saj. I bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të marrin masa. Nuk mund të ketë një hetim të vërtetë dhe të drejtë me gjithë këtë pushtet që vazhdon të akumulojë Lubi Balluku”, deklaroi Balliu.

Deklarata e Balliut u konfirmua sot nga vetë ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili njoftoi emërimin e Hitajt në krye të Policisë së Shtetit, me firmën e Ramës.

Të fundit