Flash News

Ditari i Opozitës

‘Zbardh rolin tënd në vrasjen e Elbasanit’, Alibeaj flet në emër të Bardhit: Berisha kërkon të izolojë PD-në

‘Zbardh rolin tënd në vrasjen e Elbasanit’, Alibeaj flet

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i kërkoi sot Gazment Bardhit të zbardhë rolin e tij në vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, teksa fajësoi edhe Taulant Ballën.

Pas deklaratës së Berishës, ka reaguar edhe PD e Alibeajt. Në një deklaratë, grupi shkruan se Berisha po përpiqet të mbrojë interesat e bandave të Elbasanit, duke kërkuar izolimin e PD-së nga ndërkombëtarët.

"PD dënon me forcë përdorimin e një ngjarje të rëndë për interesa të Sali Berishës.

Është e pafalshme të shohësh se si Sali Berisha mbron bandat e Elbasanit edhe pse ai tashmë është peng i tyre, sepse i përdori kundër demokratëve në tentativën e tij për të marrë peng PD.

Për hallin e tij, Sali Berisha bëri koalicion edhe me Aqif Rakipin, Tom Doshin dhe Vangjush Dakon. Këtë e dinë gjithë demokratët dhe gjithë qytetarët e Shkodrës, Elbasanit dhe Durrësit. Për hallin e tij, Sali Berisha kërkon të shkatërrojë PD-në dhe ta izolojë atë nga çdo partner ndërkombëtar.

Siç po shihet çdo ditë në këtë sipërmarrje, ai ka partner kryesor Edi Ramën.

Mjafton të shikoni sot vendimin e Komisionit të Ligjeve, për të kuptuar se si Edi Rama është aleati i Sali Berishës. Ata kanë halle të përbashkëta dhe për hallet e tyre duan të bëjnë kurban PD-në", thuhet në deklaratën e Alibeajt.

 

Të fundit