Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha i kthehet Bardhit: Zbardh rolin tënde në vrasjen e Elbasanit, mos i thur lavde SPAK-ut

Berisha i kthehet Bardhit: Zbardh rolin tënde në vrasjen e Elbasanit,

Kryetari i Partisë demokratike, Sali Berisha, i është drejtuar deputetit Gazment Bardhi duke i kërkuar të mos i thurë lavde SPAK-ut për punën, por së pari të zbardhë rolin që pati në vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan.

Në konferencën për shtyp, duke deklaruar se Bardhi është në një luftë për të shpëtuar shpirtin e tij, Berisha u shpreh se përgjegjës për gjakderdhjen në Elbasan janë Taulant Balla dhe Gaz Bardhi.

“Gazment Bardhi lufton për të shpëtuar shpirtin e tij. Unë e kuptoj luftën që bënë për të shpëtuar shpirtin, por është i pashpresë. Është i pashpresë. Të zbardh njëherë, të mos i thur lavde SPAK-ut, po të zbardh pak rolin e tij në vrasjen në Elbasan. E them sepse ai nuk ishte…askush nuk është për t’u vrarë. Ne jemi vend që nuk kemi dënime me vdekje. Bardhi dhe Balla janë përgjegjës direkt politik për atë gjakderdhje në një lagje që mund të mos ketë pasur gjakderdhje ndonjëherë. Ndaj të shkoj të japë sqarime”, tha Berisha.

Të fundit