Flash News

Ditari i Opozitës

PD emëron kryetarët dhe nënkryetarët e Komisioneve Parlamentare, zbardhen EMRAT

PD emëron kryetarët dhe nënkryetarët e Komisioneve

Partia Demokratike ka mbledhur mesditën e kësaj të marte Grupin Parlamentar ku janë caktuar kryetarët dhe nënkryetarët e komisioneve të drejtuara nga opozita dhe mazhoranca. 

Emrat e caktuar në selinë blu janë si më poshtë:

Kryetarët e komisioneve që do të drejtojë opozita:

Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe sportet – Luciano Boci

Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën – Ina Zhupa

Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik – Jorida Tabaku

Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqënien Sociale – Bardh Spahia

Nënkryetarët për komisionet e drejtuara nga mazhoranca:

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat – nënkryetar Eno Bozo

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike – nënkryetar Oerd Bylykbashi

Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes – nënkryetar Klevis Balliu

Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm – nënkryetar Bledi Himci

Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural – nënkryetar Xhelal Mziu

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme – nënkryetar Albana Vokshi

Komisioni për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale – nënkryetar Ivi Kaso

 

Të fundit