Flash News

Ditari i Opozitës

Zbardhen porositë e Bashës për deputetët: Merrni informacion në prokurori për masakrën zgjedhore të 25 prillit

Zbardhen porositë e Bashës për deputetët: Merrni informacion

Zbardhen porositë e kreut të PD, Lulzim Basha në mbledhjen me grupin parlamentar.

Gjatë këtij takimi në selinë blu, mësohet se Basha u ka kërkuar deputetëve që të zbresin në terren dhe të njihen me shqetësimet e qytetarëve.

Po ashtu, një pikë diskutimi dhe porosi e Bashës ka qenë edhe masakra zgjedhore e 25 prillit, për të cilën kryedemokrati u ka kërkuar deputetëve që të marrin informacione pranë prokurorive për ecurinë e hetimeve.

Bëhuni zëri i problemeve të qytetarëve. Zbrisni në zonat tuaja dhe bëni publike shqetësimet e tyre. Rritja e çmimeve është skandaloze në kushtet e një varfërie që ka përfshirë shumicën dërrmuese të qytetarëve
Merrni informacion pranë prokurorive për ecurinë e hetimeve për masakrën zgjedhore të 25 prillit. Duhet bërë transparencë e procesit hetimor që po zvarritet me urdhra politik dhe ndjekur në çdo hallkë të gjyqësorit dhe jo vetëm. S’mund të pretendohet për drejtësi të pavarur përsa kohë nuk ndëshkon dhunuesit e procesit zgjedhor”, ka porositur Basha.

Të fundit