Flash News

Ditari i Opozitës

Zëvendësimi i Alfred Rrushajt, burime nga PD: S’ka qenë dakord me linjën e Bashës, as me përjashtimet

Zëvendësimi i Alfred Rrushajt, burime nga PD: S’ka qenë

Lulzim Basha, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, bëri ndryshime në strukturën e Komisioneve Parlamentare. Ajo çka ra në sy, ishte zëvendësimi i Alfred Rrushajt me Enkelejd Alibeaj, duke ia dhënë këtij të fundit, detyrën e kreut të grupit parlamentar.

Në një intervistë për News 24, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, pohoi se vendimi për zëvendësimin e Rrushajt është marrë në dakordësi mes tij dhe kryedemokratit Lulzim Basha.

Por burime nga PD-ja njoftuan për Politiko.al, se Alfred Rrushaj nuk ka qenë dakord me linjën e Bashës. “As me përjashtimet. Nuk ka qenë dakord me Berishën gjithashtu. Por, kundër mënyrës se si po sillet Basha në këtë histori. Prandaj s’ka folur. Në Kryesi nuk ka votuar. Ia ka komunikuar Bashës vetë para disa ditësh”, kanë pohuar burime nga selia blu.

Kujtojmë se sot, këshilli miratoi rregulloren e brendshme e cila parashikonte ndëshkime për ata anëtarë që nuk marrin pjesë në të paktën tre mbledhje radhazi. Basha ndryshoi edhe strukturat e komisioneve parlamentare, duke zëvendësuar kështu anëtarët e përjashtuar dhe pezulluar nga PD.

Të fundit