Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhja e Avokatit të Popullit, Bardhi letër Nikollës: Të ndërtojmë një dialog transparent

Zgjedhja e Avokatit të Popullit, Bardhi letër Nikollës: Të

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i ka dërguar një shkresë kryeparlamentares Lindita Nikolla, lidhur me zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Bardhi i ka kërkuar Nikollës të ndërtohet një proces dialogu transparent midis mazhorancës dhe opozitës.

 “Me qëllim që procedura kushtetuese të jetë sa më transparente për publikun dhe dialogu parlamentar ndërmjet palëve të jetë i bazuar në një metodologji dhe kritere të qarta që synojnë arritjen e konsensusit, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike propozon ndërtimin e një procesi transparent dhe demokratik për përzgjedhjen e një kandidature dinjitoze për funksionin kushtetues të Avokatit të Popullit, me lehtësimin e kryetares së Kuvendit”, shkruan Bardhi.

Gazment Bardhi thekson se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike shpreh gatishmërinë për t’u përfshirë që sot në një proces parlamentar dialogu midis grupeve parlamentare të PS dhe PD.

Zgjedhja e Avokatit të Popullit, Bardhi letër Nikollës: Të

Të fundit