Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet, Idrizi: Rama erdhi si shpresë dhe po ikën si modeli më i keq, a thua se shqiptarët po heqin George Washington

Zgjedhjet, Idrizi: Rama erdhi si shpresë dhe po ikën si modeli më
Shpëtim Idrizi

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka folur për fushatën elektorale, duke e cilësuar të veçantë, pasi i ka mbajtur në kontakt të drejtëpërdrejtë me qytetarët. Sipas tij, vendi ka nevojë "ulëritëse" për ndryshim.

"Të them të drejtën është fushata më e veçantë, shumë afër njerëzve. Nevojë uleritëse për ndryshim. Shohim një njeri që ka vite në pushtet, nuk ka çfarë jep. Deri më datën 25-26 jemi të gjithë shqiptarë. Erdhi si shpresë, po ikën si modeli më i keq. Ky njeri nuk do të ikë pas 8 vitesh, a thua se shqiptarët po heqin George Washington, por një njeri që duhet të shërbente", tha Idrizi për "Koha për t'u zgjuar".

Duke folur për objektivat e opozitës së bashkuar, Idrizi tha se do të plotësohet kushtet bazë të jetesës dhe se do të punohet për zhvillimin e ekonomisë. Ai shtoi se për PDIU-në, çështja çame do të ketë një fokus të veçantë. Sipas Idrizit, Shqipëria do të frymojë me më shumë dinjiteti dhe identitet.

Të fundit