Flash News

Ditari i Opozitës

Zgjedhjet lokale, Berisha: Ka një poll që nuk manipulohet dot, aty kandidatët tanë kanë epërsi të mahnitshme

Zgjedhjet lokale, Berisha: Ka një poll që nuk manipulohet dot, aty

Sali Berisha mbajti konferencën e përjavshme me gazetarët në prag të çeljes së fushatës së koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”. Kreu i Partisë Demokratike u shpreh se në të gjitha rrjetet kandidatët e koalicionit kanë një epërsi të mahnitshme dhe që nuk manipulohen dot.

"E dyta, tani përveç polleve, të cilat imagjinoni ju të mos citoj unë pronarët e medieve, i merrni vetë me mend sa të çmendur janë pas parave. Kjo është njëra anë. Ka një tjetër poll që askush nuk e manipulon dot. Ky është polli që u bëhet rrjeteve sociale.

Facebook, Instagram, Google dhe rrjeteve të tjera. ato po gumëzhijnë për Belind Këlliçin, Bardh Spahinë, Igli Carën, Luçiano Boçin, Ledina Aliollin e me radhë.

Ka një epërsi të mahnitshme në të gjitha rrjetet pa censurë, të cilët janë ato që kanë paralajmëruar në mënyrë të pagabueshme të kandidatëve kudo, nga SHBA në Kosovë. Këtë klimë të paparë që nga viti 1992, i ftoj shqiptarët ta kururëzojnë me një manifestim madhështor si prelud i fitores nesër në ora 12 në arënen e Tiranës, Air Albania.

Ajo duhet të ketë vetëm një emër, arena e lirisë. Sepse aty nisi procesi i rithemelimit, nisi udhëtimi që kurorëzohet nesër me një hapje, me një manifestim popullor të shkëlqyer. Në të gjitha metropolet e mëdha parashikohet fitorja e koalicionit tonë. Edhe ata që kanë qenë më skeptik, detyrohen ta shqiptojnë edhe publikisht", tha Berisha.

 

Të fundit